Kryesia e PS/ Sondazhe për të zgjedhur kandidatët për bashkitë

Aktualitet

Edhe pse një pjesë e mirë e emrave të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet lokale kanë dalë në media, sërish ka bashki ku emrat priten me interes, si Durrësi për shembull.

Sot është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste dhe në fokus ishin zgjedhjet lokale. Pritet që PS të nxjerrë zyrtarisht emrat e kandidatëve për kryetar bashkie. “Në PS janë bërë sondazhe për kandidatet dhe në bazë të tyre, pritet që Partia Socialiste të bëjë publike emrat e kandidatëve zyrtarë për bashkitë e Shqipërisë”, raporton News 24.

Pra forumet e partisë socialiste apo degët në rrethe duket se nuk kanë ndonjë rol në propozimin e emrave. Me gjasë Rama do zgjedhë ata që dalin më të kuotuar në sondazhe.

Disa emra janë hedhur në “treg”, si Valdrin Pjetri në Shkodër apo Gledian Llatja në Elbasan. Të dy kanë patur profil të ulët publik, ndërsa muajt e fundit janë emëruar Prefektë në qarqet respektive. I konfirmuar zyrtarisht është Erion Veliaj, që kërkon mandat të dytë në Tiranë. Po kështu Rama ka përmendur edhe rikandidimin e Subashit në Fier, etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kohën kur opozita ka deklaruar se nuk do ketë votime më 30 qershor, pa u garantuar zgjedhje të lira përmes qeverisë tranzitore, Rama nga ana tjetër ka deklaruar se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

ME TE LEXUARAT