E pazakontë në Shqipëri, gruaja tenton të shtypë me makinë burrin

Aktualitet

Një burrë ka denoncuar gruan e tij se kjo e fundit ka tentuar ta shtypë me makinë, më qëllim për ti marrë pasurinë.

Ngjarja duket si një skenar filmash, por në fakt ka ndodhur në Borsh të Sarandës.


Burri e ka denoncuar rastin në Ora News, ku është shprehur se për vite të tëra ka jetuar në Angli dhe se gruaja dhe djali i tij po i rrezikojnë jetën.

Konfliktet sipas Hysen Muçës kanë filluar në Angli, ku bashkëshortja e tij e akuzoi fillimisht për përdhunim, por ai fitoi pafajësinë,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej përplasja vazhdoi në Borsh, ku rrëfen se gruaja dhe djali e kanë nxjerrë me forcë dhe mashtrim nga shtëpia.

" Tentoi të më godiste me makinë, u hodha matanë. Kishte ndërruar të gjithë çelësat zonja".

Muça thotë se mbrëmjen e kësaj të martë, është ai është dhunuar sërish nga familjarët e tij.

"Më morën çantën, më kërcënuan, më hodhën nga një mur sa futesh në oborrin e hotelit. Jam goditur në kokë, jam shembur komplet, me zor eci".

Hysen Muça thotë më tej se Policia e Himarës nuk ia ka pranuar kallzimin për sulmin që i kanë bërë tre ditë më parë me makinë.

" Pa shtëpi, pa gjë. Jam jashtë dhe po më rrezikohet jeta. Është hera e katërt që denoncoj dhe policia asnjë masë"., thotë Hysen Muça.

ME TE LEXUARAT