Durrës/ Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në det

Aktualitet

Identifikohet gruaja e gjetur ditën e sotme në lagjen Nr.13, Durrës, e cila ishte mbytur në det.

Identifikimi është bërë nga familjarët e saj, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga policia.

Sot në mëngjes, është gjetur e mbytur një shtetase në moshë të thyer, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Në breg të detit u gjetën dhe një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupi i pajetë i përket shtetases H.T., 81 vjeçe, banuese në lagjen Nr.17 /1, Durrës, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

E ndjera vuante nga skleroza dhe ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm, tha Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Dyshimet janë se gruaja e moshuar ka lënë një pjesë të teshave dhe është futur në det ku edhe ka humbur jetën. 

ME TE LEXUARAT