Astrit Patozi: Kur Bindja Demokratike do bëjë koalicion me Ramën dhe Bashën

Politikë

Pas krijimit te Bindjes Demokratike Astrit Patozi thotë se është gati të bëjë koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Por vetëm me një kusht: Të jenë të gatshëm të ndryshojnë sistemin zgjedhor.

“Nëse na përputhen synimet në bëjmë koalicion. Unë jam gati të bëjë koalicion me Ramën, Lulzim Bashën apo Monikën, mbi bazën e ndryshimit të kodit elektoral”, theksoi ai.

Sipas tij pavarësisht paralajmërimeve nuk do të ketë një përplasje civile mes palëve.

“E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Patozi tha se me krijimin e partisë së re u regjistrua dhe “dëshmori i parë”. Bëhet fjalë për një punonjës të Bashkisë së Kavajës që mblodhi firma për partinë Bindja Demokratike.

“Ka dhe një dëshmor, u shkarkua nga puna nga një kryebashkiak i Lulzim Bashës që e konsideroi armik se kishte mbledhur firma për Bindjen Demokratike”./ Opinion

ME TE LEXUARAT