Arrestohet ish-ministri shqiptar i Shëndetësisë pasi shpërdoroi detyrën

Kosovë&Rajon

Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Gani Shabani, për shpërdorim detyre në rastin e njohur si ‘Stentat’.

Gjykata e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim Aganin, kurse Gani Shabani, me 2 vjet burgim.

Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011-2015.

ME TE LEXUARAT