Ambasadori shqiptar thirrje shqiptarëve: Mos çoni para dëm për të ardhur në Angli!

Aktualitet

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të heqin dorë nga emigrimi illegal.

Kryesisht pas Brexit, Qirko thekson se çdo emigranti që hyn ilegalisht në territorin britanik nuk i mundësohet e drejta e punësimit apo marrja e lejes së qëndrimit.

“I bëj një thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të mi për të hequr nga mendja kalimin e paligjshëm në Britaninë e Madhe, veçanërish me Brexit. Një nga arsyet pse u realizua Brexit është ndalimi i emigracionit në terësi. Në këto kushtet shteti britanik ka marrë masa ligjore sa i takon heqjes së çdo mundësie punësimi në Britani për shtetas që hyjnë në mënyrë ilegale, jo vetëm shtetas shqiptar por nga çdo vend tjetër i botës. Pra nuk ka asnjë mundësi që një person i ardhur ilegalisht në një moment të caktuar të fillojë punë dhe të bëjë letrat për të qëndruar legalisht në Britani. Ndaj përsëris thirrjen që të mos e ndërmarrin këtë hap sepse janë para të hedhura dëm dhe nuk do të kenë asnjë rezultat në këtë drejtim”, deklaroi Qirko.

Sa i përket influencës që Brexit mund të ketë për shqiptarët që e kanë fituar të drejtën për të jetuar në Britani të Madhe, Ambasadori shqiptar thotë se nuk do të ketë asnjë pasojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Brexit nuk ka lidhje me emigracionin. Sa i takon emigracionit ilegal, heq çdo mundësi për tu legalizuar në një kohë të dytë, ndërsa përsa i takon emigrantëve që janë këtu, Brexit është një proces që nuk ka përfunduar, vazhdojnë diskutimet. Një nga pikat është statusi që do të kenë shtetasit e BE që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe atyre britanikë që jetojnë në BE. Sa i takon shtetasve tanë që tashmë e kanë fituar të drejtën e qëndrimit të ligjshëm nuk do të kenë asnjë pasojë nga Brexit”, tha Qirko.

ME TE LEXUARAT