Gent Cakaj: Si e takova Edi Ramën, i kam hyrë politikës që kur isha 14 vjec

Politikë

“Nuk kam lexuar asnjë informacion konfidencial në kohën kur kam qenë zëvendës ministër”. Kjo ishte nje prej deklaratave qe Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në emisionin “Opinion”, ndërsa thekson se nuk ka shkelur asnjë ligj në lidhje me informacionet konfidenciale pavarësisht akuzave.

Sipas tij doja është e plotë në DISK edhe pse certifikata e sigurisë u nxor brenda 24 orëve.
“E kam marrë në përputhje me procedurat ligjore. DSIK ka dhënë miratimin për mua. Publiku është manipuluar. Nuk mund të pranosh informacion të klasifikuar pa firmosur në dosje. Për shkak se nuk ka kufizime kohore. Në vetë deklaratën e DSIK thuhet se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë dhënë vendimin e tyre. Të gjitha rekomandimet janë pozitive, në dosjen time nuk mungon asnjë informacion”, tha Cakaj.

Por si u njoh ai me kryeministrin Edi Rama, a ka gisht gazetari Baton Haxhiu?
“Pas performancës në universitet u kontaktova nga kabineti i tij dhe pastaj nëpërmjet takimeve. E them edhe njëherë kryeministrin Rama e kam njoftuar përmes shefes së zyrës së Kabinetit të tij. Fillimisht nuk e kam takuar personalisht”, tha Cakaj.

Ai theksoi se angazhimi i tij ne politike ka nisur qe kur ishte ne moshen 14 vjec ne shkolle me ane te shkrimeve politike ne gazetat e pertishme ne Kosove.

ME TE LEXUARAT