Vjedhja e miliona eurove në Rinas, katër të arrestuar në Elbasan

Aktualitet

Policia e Shtetit ka vene ne pranga katër persona nga Elbasani të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur në datën 9 Prill në aeroportin e Rinasit. Tre prej ketyre personave dyshohet se janë bashkëpunëtorë ndërsa njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje.

Pasditen e te dieles mesohet se janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Pritet që ditën e henë Policia dhe Prokuroria të dalin në një konferencë për të dhënë detaje nga hetimet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje./report tv

ME TE LEXUARAT