Shkelja e pazakontë, policia gjobit shoferin, mbushi furgonin me 20 vetë, tetë mbi kapacitetin

Kliko per me shume info

Shoferet e furgonave te linjave abuzojne shpesh ne Shqiperi me numrin e personave qe marrin ne mjet me qellim perfitimi material. Nje rast i tille eshte konstatuar se fundi nga policia e cila gjobiti ne Diber nje furgon te mbushur me 20 persona kur kapaciteti i tij mbajtes eshte vetem 12.

NJOFTIMI I POLICISE: Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane, njoftimet 🖌 dhe telefonatat…📞, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Kliko per me shume info

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore.

Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale.

“Sheh diçka , thuaj diçka”

loading...