Shitësi i cigareve refuzoi tu jepte policëve "bukën e fëmijëve" por ja si përfundoi...!

Soft

Nje shites cigaresh eshte dhunuar nga policia pasi refuzoi tu jepte efektivave te policise paketat qe kishte me vete. Lajmi eshte bere i ditur ne rrjetet sociale ku jane postuar edhe imazhet e personit te dhunuar pasi kundershtoi policine.

Neki Bajraktari ????? doli dje nga shtëpia, puthi dy femijët e tij si zakonisht dhe pasi hodhi në krah kutinë me paketa filloi ditën për të siguruar bukën e përditshme. Nekiu nuk do të vjedhë, nuk do të vrasë, nuk do të shesë drogë, nuk do të mashtrojë.

Nekiu do të jetojë me nder dhe me djersën e tij, por dje ai u përball me shtetin.
Shteti, i veshur me petkat e policisë bashkiake i kërkoi paketat, i kërkoi bukën e fëmijëve, i kërkoi djersën e ballit.

Nekiu refuzoi dhe u ndëshkua rëndë.

  • U rrah barbarisht sikur të ishte kriminel, sikur të kishte vrarë, sikur të kishte vjedhur, sikur të kishte shpërndarë drogë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur kërkon të mbijetosh, të ushqesh fëmijët me nder, përballesh me shtetin.

Por në vendin tonë nëse bën sa më sipër bëhesh deputet e ministër, bëhesh shok me kryetar bashkish dhe kryeministra.

ME TE LEXUARAT