Haradinaj: Shqiptarët gjithnjë të bashkuar në festat fetare

Kosovë&Rajon

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.

Haradinaj në një postim në 'facebook' tha se kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve.

ME TE LEXUARAT