E FUNDIT/ Forcat Detare shpëtojnë dy peshkatarë në Vlorë

Aktualitet

Forca Detare kanë shpëtuar  2 peshkatarë në Karaburun.  Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Mësohet se  2 peshkatarët kanë kërkuar  ndihmë dhe u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës, nga anija e gatshme në ishullin e Sazanit.

2 peshkatarët G.L dhe A.H dhe mjeti lundrues “Syri 2366”, u rimorkiuan pa probleme në Triport.

ME TE LEXUARAT