Shakaja, autorët e ngjarjes në Rinas "tregojnë" në rrjetet sociale ku i groposën paratë

Aktualitet

Grabitja e më shumë se 7 miliomë eurove në Rinas ka qenë lajmi i muajit e ndoshta edhe lajmi i vitit.

Fakti se policia ka dështuar deri tani në kapjen e autorëve apo gjetjen e parave të graitura është përcjellë me kritika por edhe me humor.

Dikush që ka menduar ta shfrytëzojë këtë rast për të bërë shaka, ka hapur në Instagram një profil me emrin grabitësirinasit.

Ai ka shkruar në përshkrimin e profilit se paratë i ka groposur në zonën e Babrrusë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt shumë supozime janë bërë në lidhje me paratë e vjedhura në Rinas.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shrehur dyshimet se paratë mund të jenë djegur.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ka pretenduar se paratë janë gjetur dhe se do të përdoren për zgjedhjet lokale./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT