Këto ushqime përmirësojnë funksionimin e trurit

Soft

Të ushqyerit shëndetshëm ndikon shumë në shëndetin e secilit prej nesh si dhe tek organet jetike, siç është truri. Ka disa ushqime specifike të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit.

Spinaqi


Duke qenë se është një ushqim i pasur me kalium, padyshim që spinaqi është shumë i nevojshëm për t’u konsumuar dhe ndikon në shëndetin e trurit. Kaliumi ndihmon sa ipërket ruajtjes së përçueshmërisë elektrike të trurit dhe gjithashtu ndihmon në procesit e të menduarit.

Domatet

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Domatet janë të pasura me antioksidantë të cilët ndikojnë dhe ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit si dhe në ruajtjen e shëndetit të tij.

Arrat

Arrat përmbajnë vitaminën E, e cila ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Për këtë arsye arrat duhet konsumuar vazhdimisht.

Brokoli

Tek brokoli gjenden vitamina mbrojtëse dhe antioksidante si C, E dhe beta-karoten, ndikuese në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimi.

Çokollata e zezë

Është shumë e mirë për trurit, pasi është nxitëse e funksioneve të tij. Çokollata e zezë është mjaft e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.

ME TE LEXUARAT