Juventusi feston titullin, Ronaldo: Qëndroj me 1000 për qind te ky klub

Kliko per me shume info

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund thashethemeve të përhapura nga mediet italiane gjatë ditëve të fundit.

“Jam me të vërtet i lumtur, kam fituar titullin kampion në Itali në sezonin tim të parë këtu. Ka qenë një sezon i mirë për Juventusin, sepse kemi fituar edhe Superkupën. Sigurisht që në Champions nuk na shkoi mirë, por do të tentojmë vitin e ardhshëm”, tha portugezi pas festimeve të pasdites së kësaj të shtune.

Kliko per me shume info

I pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të qëndrojë me 100 për qind te Juventusi, ai nuk hezitoi aspak të përgjigjej: Qëndroj 1000 për qind!

I përlotur ndërkohë është shfaqur Leonardo Bonucci. “Kemi shumë dëshirë të festojnë, sepse ky sukses vjen pas sakrificave të një viti. Më vjen keq sërish për Championsin, por sot e kemi transformuar zhgënjimin në grintë dhe energji. Ky titull, i teti për ne, është unik. Jam i përlotur, sepse ishte një vit i vështirë. Tashmë shohim nga e ardhmja, e duhet të rritemi ende”, tha mbrojtësi italian i rikthyer në Torino pas eksperiencës te Milani.

Në qendër të festës ka qenë edhe Giorgio Chiellini.

“Juventusi është si një familje, këto ngjyra i kam në zemër dhe ky është momenti për të festuar. E kemi dashur këtë titull dhe sot po e shijojmë 5 javë nga fundi i sezonit. Nuk e di se kur mund të përsëritet kjo që po bëjmë në futboll, e mbi të gjitha në Itali ku nuk është e lehtë të fitosh 8 trofe radhazi. Championsi? Ky ekip po rritet dita-ditës, duhet të vazhdojmë kështu dhe rezultatet do të vijnë”, tha qendërmbrojtësi italian, citon top channel.

loading...