Ija e Bes Kallakut festoi ditëlindjen më të bukur

Kliko per me shume info

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, e ka festuar ditëlindjen e gjyshes së tij siç i ka hije.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Ija e famshme mbushi plot 80 vjeçe dhe nipi i saj mendoi ta surprizonte me një festë të madhe për ditëlindjen e saj.

Kliko per me shume info

Bes Kallaku ka publikuar në orët e para të mëngjesit një video ku shfaqet duke kërcyer e kënduar me gjyshen e tij.

Në sfond shfaqet një mur plot trëndafila ku shkruhet me krenari mosha e Ijes, e cila duket tejet në formë edhe pse 80 vjeçe.

Nuk ka munguar urimi i veçantë i Besit në Instagram, i cili i shpreh dashurinë Ijes:

“Ija ime, shpirti im i butë, luledelet e mia, natyra ime, thjeshtësia ime, kripa e bukës time, Perëndesha e femijërise time, urime 80-vjetorin. Të dua sa 100 diej. Lavdi Zotit të kemi në formë”, shkruanj Besi.

Ija kërceu edhe me Xhensila Myrtezajn, e cila dukej shumë e thjeshtë e veshur me një fustan bojëqielli dhe makijazh natyral.

Por më e veçantë ishte torta e famshme e ditëlindjes, e cila dukej si një kopsht me domate dhe kastraveca, fiksimi i Besit.

loading...