Burg kush pengon zgjedhjet, PD i kthen përgjigje paralajmërimit të Taulant Ballës

Kliko per me shume info

Ish-deputeti Klevis Balliu ka folur nga protesta e Unazës së Re ne lidhje me deklaratën e bërë sot nga Taulant Balla, i cili tha se do të ketë burg për ata që pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Taulant Balla, të dëgjova sot kur the se do të dënohen me 7 vjet burg ata që do të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit, jam dakord. Por zgjedhjet i pengon ai që bën zgjedhje fasadë. Zgjedhjet fasadë shkatërrojnë zgjedhjet por koka juaj staliniste nuk e kupton dot, se nuk kupton cfare eshte pluralizmi.

Kliko per me shume info

Nuk kuptoni se cfarë fuqi ka qytetari i lirë dhe i thjeshtë. Por ju do të përballeni një herë me fuqinë e tyre dhe do e kuptoni se c’do të thotë qytetar i lirë. Por unë kam një propozim meqenëse flet për burg 100 vjet burg për atë që flet me kriminelë, 100 vjet burg për atë që ben biznes me kriminelë 100 vjet burg për atë që ka shokë kriminelë”, tha Balliu.

Klevis Balliu kishte një thirrje edhe për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Balliu komentoi deklaratën e Lleshajt, i cili u shpreh se do të konsiderohen banda ata forca politike që nuk hyjnë në zgjedhje.

“Sandër Lleshaj që kur është bërë ministër nuk godet krimin, por opozitën. Unë iu garantoj se zgjedhje fasadë nuk do të mbahen. Opozita nuk do të ulet në tryezë as me Edi Ramën. Opozita nuk ulet në tavolinë me njerëz të droguar”, tha Balliu ndër të tjera.

loading...