Bojkoti i PD dhe LSI, KQZ shtyn afatin e regjistrimit të partive në zgjedhje

Politikë

Mbyllja e afatit ligjor për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale përkon jo vetëm më pushim zyrtar të administratës së KQZ, por edhe me të dielën e Pashkëve. Për këtë arsye subjektet politike do kenë dy ditë më shumë kohë për t’u bërë pjesë e garës.

“70 ditë para datës së zgjedhjeve që i bie data 21 Prill është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që do marrin pjesë në zgjedhje, por meqë është ditë e diel i bie të regjistrohen ditën e parë të punës që është data 23 prill, e martë”, tha Bledar Skënderi anëtar i KQZ.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, vendosën të mos regjistrohen në zgjedhje. Por, anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi sqaron se subjektet politike kanë edhe dy afate te tjera ligjore për tu bërë pjesë e procesit.

“Afat tjetër i rëndësishëm është afati i krijimit të koalicioneve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, partitë që duan të krijojnë koalicion parazgjedhor duhet ta depozitojnë pranë KQZ në datën 2 maj. Afat tjetër më rëndësi është afati për regjistrimin e kandidateve që është afati 13 maj”, sqaron Bledar Skënderi anëtar i KQZ.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një klimë të tensionuar politike, KQZ vendos të qëndrojë larg debateve partiake duke njohur si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, datën e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Data e dekretuar nga Presidenti, është data 30 qershor dhe KQZ po merr hapat e nevojshme që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike./top channel

ME TE LEXUARAT