Aksidenti, shkatërrohet makina e shtrenjtë

Bota

Një super makinë me vlerë mbi 130 mijë paund u shkatërrua pas një aksidenti të ndodhur në rrugët e Mançesterit.

Më e çuditshme është se pronari, pasi ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia fotografoi aksidentin, në përpjekje për të gjetur pronarin, shkruan “The Sun”.


Siç shikohet nga fotografia, mjeti është dëmtuar në shumë pjesë. Habia është se makina kushton shumë dhe është braktisur në rrugë, ashtu siç ishte katandisur pas aksidentit.

Ka dyshime se pronari e ka braktisur makinën e tij të shtrenjtë, për shkak se nuk kishte dokumentet. Policia po punon për ta gjetur atë dhe të nisë ndonjë hetim nëse është rasti.

ME TE LEXUARAT