Ra në dashuri me lodrën e tij, 29 vjeçari planifikon martesën

Bota

Thuhet se njerzit “çmenden” kur bien në dashuri, por jo aq të çmendur saqë të planifikojnë ditën e dasmës me një robot. Kjo është ajo çfarë i ka ndodhur një 29-vjeçari amerikan nga Merilendi.

Bëhet fjalë për Joey Morris i cili është në një lidhje me një lodër robotike, i quajtur ndryshe “RoboTroll”.  Morris shprehet se “çifti” kanë dalë në takime së bashku për rreth dy vite, që nga dhjetori i vitit 2017.

Në fakt, gjatë 10 viteve të fundit, Morris ka pasur disa partnerë të çuditshëm, përfshirë një llambë dhe një kamion.

Megjithatë, tani 29-vjeçari është në një marrëdhënie serioze me robotin dhe po planifikon të martohet së shpejti.

ME TE LEXUARAT