Ja ushqimet që duhet të konsumoni për një bark të sheshtë

Kliko per me shume info

Sistemi tretës ka qenë një ndër tematikat më të ndjeshme përsa i përket mirëqenies në vitet e fundit. Të dhënat e studiuesve tregojnë se 86% e njerëzve vuajnë nga problemet gastrointestinale, dhe që një dietë e pasur në produkte bimore mund t’i parandalojë këto probleme.

Mirëpo, përmirësimi i gjendjes tonë shëndetësore dhe asaj fizike në të njëjtën kohë, është diçka e cila nuk mund të ndodh pa një regjim të caktuar ushqimor. Janë disa lloje ushqimesh të cilat duhet të konsumoni për një shëndet të mirë dhe një bark të shesht po ashtu.

Kliko per me shume info

Më poshtë do t’ju tregojmë dy nga lëndët ushqyese që përmirësojnë sistemin tretës, dhe na ndihmojnë në humbjen e masës së tepërt dhjamore në bark.

Prebiotikët dhe probiotikët

Prebiotikët funksionojnë me probiotikët për të rikthyer bakterin e shëndetshëm në zorrë, duke qenë se këto janë një lloj fibre që ushqen mikrobet e mira në trup, duke ndihmuar në zbërthimin e fibrave të patretshme dhe siguruar një sërë përfitimesh shëndetësore.

Prebiotikët kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të përmirësojnë sistemin imunitar. Ushqimet e pasura me probiotikë gjithashtu kanë efekte antiinflamatore në trup, parandalojnë çrregullimet e traktit urinar dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Probiotikët ndihmojnë gjithashtu në rënien në peshë dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës. Disa ushqime të fermentuara përmbajnë nivele të larta të bakterit të mirë, si kosi, kefri, lakra turshi, duke ndihmuar me sistemin tretës.

Burimet natyrale të prebiotikëve

Kosi

Kefir

Lakra turshi

Çokollata e zezë

Kimchi

Turshitë

Burimet natyrale të probiotikëve

Hudhra

Qepa

Shpargu

Bananet

Bollguri

Molla

Farat e lirit

Kakao

Prasi

loading...