Vjedhja spektakolare në Rinas, LLeshaj godet aeroportin: Policia u njoftua 5 minuta me vonesë

Kliko per me shume info

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se policia eshte lajmeruar me vonese ne lidhje me vjedhjen e parave ne aeroportin e Rinasit. Gjatë interpelancës së thirrur nga opozita e re, Lleshaj ka folur për grabitjen e spektakolare në aeroport duke thene se kjo eshte nje histori 15 vjecare.

Ministri Lleshaj deklaroi se debati është spostuar në planin politik dhe emocional, kjo ngjarje nuk është shkatërrim i sigurisë kombëtare.

Kliko per me shume info

Lleshaj ka theksuar se policia e shtetit është njoftuar me vonesë nga kontraktori që duhet të garantojë sigurinë brenda aeroportit të Rinasit.

“Është një ngjarje e rëndë, sepse është episod i përsëritur. Ka marrë të gjithë vëmendjen e duhur të Policisë, pavarësisht dhe ngarkesave të shumta të policisë, për të menaxhuar atë që ka rol kryesor. Ngjarja ka tentuar që të marrë ngjyrim politik, madje duke e drejtuar drejt absurdit. Ka pasur një gatishmëri të madhe për të ndërtuar skenar se çfarë mund të kishte ndodhur përveç asaj që kishte ndodhur.

Si mund të nxihet më shumë se realiteti, kjo ka qenë qëllimi. Nuk është ngjarje apokaliptike apo shkatërrim sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk mund të cënohet nga një grup 5 vetësh që cënojnë sigurinë në aeroport. Ngjarja është shumë e njohur, por është një seri dështimesh të disa hallkave.

Me një ligj të miratuar në këtë vend, përgjegjësia i është transferuar një kontraktori privat, unë s’kam qenë kurrë dakord, por ky vendimi është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar 15 vite me radhë dhe askush nuk e ka atakuar asnjëherë faktin bazë që kjo çështje e sigurisë është transferuar në duar private.

Operatori privat ka njoftuat 5 min dhe 21 sekonda me vonesë, policinë e cila e kishte marrë informacionin në rrugë të treta, TIA ka njoftuat ngjarjen 30 minuta pasi ka ndodhur.”

loading...