Thaçi: Nuk ka pakt me Serbinë pa SHBA dhe Britaninë

Kliko per me shume info

Më 29 prill do të mbahet Samiti i Berlinit. Me ftesë të Angela Merkelit dhe Emmanuel Macronit atje do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti nuk është shprehur optimist për zhvillimet që mund të dalin nga takimi i Berlinit.

Kliko per me shume info

“Në Berlin, s’do do të ketë as varrim as lindje, do të jetë takim krejt rutinor. Nuk do të ketë as propozim për status special. Unë nuk jam optimist, jam realist – e di si shkojnë këto konferenca. Nuk do të ketë mrekulli”, ka thënë Thaçi në Klan Kosovë.

“Duhet zbutur pritjet që aty do të ndodhë ndonjë marrëveshje a plan sekret.Takimi i Berlinit më shumë justifikon vonesat dhe paqartësitë qe kanë kanë brenda vetës shtetet e Bashkimit Europian. Synimi i Berlinit duhet të jetë edhe unifikimi i shteteve të Kuintit”, tha Thaçi.

Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa Amerikën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Pa akterët kryesor, Amerikën dhe Mbretërinë e Bashkuar – s’ka marrëveshje përfundimtare”.

“Kur pesë vendet e Kuintit, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia të jenë unike për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të ketë një zgjidhje”.

loading...