Rama komenton raportin për lirinë e medias me akuza: Sot bëjnë moral “virgjëreshat”

Kliko per me shume info

Kryeministri I vendit Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e “Gazetarëve pa kufij” për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 82 nga vendet e tjera duke zbritur me 7 pozicione.

Rama shkruan në rrjetet sociale se sot bëjnë moral për lirinë e medias ata që sipas tij vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë.

Kliko per me shume info

Ai vijon më tej duke thënë se ka shumë për të bërë për lirinë e medias, por sipas tij me qeverinë aktuale nuk ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar.

Reagimi i plotë:

Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!

loading...