Policia ngre akuzë ndaj kryeministrit: Abuzoi me fondet e BE

Bota

Policia e Republikës së Çekisë tha se kryeministri, Andrej Babis, duhet të akuzohet për mashtrime të supozuara lidhur me disa subvencione të Bashkimit Evropian.

Zyra e Prokurorisë së Pragës njoftoi më 17 prill se kishte marrë rezultatet e hetimit të policisë në përfshirjen e mundshme të Babisit në mashtrimin lidhur me subvencionet në vlerë prej 2 milionë dollarësh. Prokurorët tani do të vendosin nëse do të ngrenë aktakuzë ose do të hedhin poshtë pretendimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rasti ka të bëjë me një fermë që ka marrë subvencione nga Bashkimi Evropian, pronësia e së cilës më pas u bartë në kompaninë Agrofert që përfshinë brenda saj 250 biznese të familjarëve të kryeministrit Babis.

Bashkimi Evropian i kishte ndarë këto subvencione për bizneset e vogla dhe të mesme ndërsa kompania Agrofert nuk ishte kualifikuar për të marrë subvencionet.

Kryeministri Andrej Babis, një miliarder populist, ka mohuar çdo akuzë lidhur me këtë rast.

ME TE LEXUARAT