Opozita e re krijon grupet parlamentare, Rudina Hajdari në krye të deputetëve të PD-së

Kliko per me shume info

Ditën e sotme në seancen e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë nga ana e deputetëve janë krijuar dy grupe të reja paralmentare nga PD dhe LSI.

Grupi i PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa deputetët e dalë nga radhët e LSI-së do të vetëshpallen të pavarur dhe do të kryesohen nga Nimet Musaj.

Kliko per me shume info

Ky i fundit ishte pjesë e listave të LSI-së në qytetin e Fierit, ndërsa duket se për shkak të përjashtimit që iu është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë detyruar që të krijojnë grupimin e të pavarurve.

Derimë tani në Kuvend janë 102 deputetë, ndërsa të tjerë emra kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Kuvend.

loading...