Operacioni “Helshan”/ Arrestohet i dënuari me 10 vite heqje lirie

Kliko per me shume info

Është finalizuar me sukses një operacion i policisë së Kukësit i koduar si “Helshan”, ku është vënë në pranga një i dënuar me 10 vite burg.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arif Çela, 53-vjeç, banues në fshatin Helshan të Hasit ndaj të cilit Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019  ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Helshan”.

Kapet një person i shpallur në kërkim  i dënuar me 10 vite burg.

Specialistët  e Sektorit për Hetimin e Krimit, në DVP Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative,   në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Has  organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin  policor të koduar “Helshan”, ku si rezultat u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim dhe  konkretisht;

-Arif Çela,  vjeç 53, banues në fshatin Helshan, Has.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019  ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

loading...