“Mos e trash zërin me mua!; Ta trash ty dhe kryetarit tënd!”, debat mes Salianjit dhe Ralf Gjonit

Politikë

Një debat i ashpër u zhvillua në Open mes deputetit të opozitës së re Ralf Gjonit dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.

“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.

Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”, ia ktheu Gjoni.

ME TE LEXUARAT