Lleshaj: Siguria kombëtare nuk cenohet nga 5 grabitës

Kliko per me shume info

Seanca plenare ka nisur me interpelancën e thirrur nga opozita e re me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për sigurinë pas grabitjes së Rinasit. Lleshaj i është përgjigjur pyetje të opozitës lidhur me grabitjen, ku ka dhënë detaje të reja mbi ecurinë e hetimeve.Gjatë fjalës së tij Lleshaj u shpreh se ngjarja nuk është apokaliptike.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

Kliko per me shume info

Është një ngjarje që meriton një diskutim serioz, më keni bërë aq shumë pyetje, saqë po ti lexoj edhe njëherë, atëherë do më mbaronte koha prej 20 minutash. Ngjarja e datës 9 prill është një ngjarje e rëndë, pasi është e përsëritur, Policia e Shtetit i ka dhënë të gjithë vëmendjen e fuhur, pavarësisht situatave të ndërlikuara me të cilat është përballur.

Dua të them që në krye të herës se diskutimi që ka shpërthyer për këtë ngjarje, ka tentuar që të bëhet politik dhe absurd, ka pasur një gadishmëri të madhe për të planifikuar skenarë apoliptikë, ka pasur skenarë se çfarë mund tiu ndodhte krerëve të shtetit që përdorinin aeroportin, apo në rast se avioni do të ishte marrë peng.

I gjithë diskutimi nuk ëshë bërë që ato gjëra që ka ndodhur mos të ndodhin më në të ardhmen. Siguria Kombëtare nuk mund të cënohet nga një grup grabitësish prej 5 personave. Unë nuk do ta kisha votuar kurrë vendimin për ti dhënë sigurinë e Aeroportit një kontraktori të huaj. Ka 15 vite që është marrë ky vendim, dhe ju e dini mirë se kush ka qenë i ulur në këto karrige.

Kompania që merret me sigurinë e aeroportin e ka njoftuar sallën operative me 6 minuta e 30 sekonda me vonesë nga fillimi i ngjarjes në pistë. Aviacioni civil është njoftuar 30 minuta pasi ndodhi ngjarja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nuk janë lejuar që të hyjnë në pistë, pasi porta nuk është hapuir nga kompania që merret me sigurinë e Aeroportit.

Kemi të bëjmë me një grup shumë të rrezikshëm që kanë shpërthyer derën e burgut të një vendi të BE-së, këtu të paktën kemi një sukses fillestar (i referohet vrasjes së Admir Muratajt).

loading...