Gullit: Ja pse Guardiola po dështon në Champions

Sport

Tekniku Ruud Gullit ka dhënë një shpjegim rreth mungesës së triumfit në Champions nga Pep Guardiola, që prej largimit nga stoli i Barcelonës.

Trajneri aktual i “qytetarëve” e fitoi dy herë këtë trofe me gjigantët katalanas, në sezonin 2008-2009 dhe 2010-2011. Prej asaj kohe, Pep ka mbetur “thatë” në këtë drejtim, edhe pse ka drejtuar gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, dhe tani Manchester City.

Me bavarezët ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa me “qytetarët” nuk i është afruar këtij raundi. Mbrëmë u eliminua nga Tottenham, që në çerekfinale. Legjenda e futbollit holandez, Gullit, ka vënë në dukje mungesën e superstarit Lionel Messi, si arsyen e vërtetë pse Guardiola nuk po e fiton më Champions-in.

"Kjo vjen për shkak se ai nuk ka më Messin”, tha Gullit për “beIN SPORTS”. – Ky fakt bën një ndryshim të madh. Ai u përpoq të triumfonte me Bayern Munich. Ishte afër suksesit çdo herë, por nuk mundi t’ia dilte. Fitimi i titullit të Bundesligës në Mynih nuk është më arritje, sepse kjo ndodh pothuajse çdo vit. Pep dëshironte të fitonte Ligën e Kampionëve, nuk po ia arrin as te Manchester City, ndaj ndihem keq për të, transmeton albeu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur drejtonte Barcelonën, Guardiola kishte një ekip të pabesueshëm, të trashëguar nga Frank Rijkaard. Nën drejtimin e këtij të fundit kishte debutuar edhe Messi. Argjentinasi u bë edhe më i rëndësishëm, ishte përcaktues në shumë ndeshje, kur Pep drejtonte Barcelonën”.

ME TE LEXUARAT