Do të punosh dhe udhëtosh në SHBA gjatë muajve të verës? Ja çfarë ofron ambasada në Tiranë

Kliko per me shume info

Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi të fundit në faqen e vetë në Facebook, njofton të gjithë studentët shqiptarë se mund të aplikojnë për të udhëtuar dhe punuar në Amerikë gjatë muajve të verës.

“Programi Veror i Punësimit dhe Udhëtimit është një program i mrekullueshëm për studentët e universiteteve të cilët dëshirojnë të kalojnë një verë duke punuar dhe udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara. A keni menduar të aplikoni për një program shkëmbimi kulturor? Më thoni ju lutem nëse keni pyetje rreth Programit Veror të Punësimit dhe Udhëtimit apo pyetje rreth kategorive të tjera të vizave!#PyetAnen”, shkruhet në njoftim.

Kliko per me shume info
loading...