“Do hyjmë në zgjedhje”, Rudina Hajdari flet si kryetare e opozitës së re

Kliko per me shume info

Opozita e re ka krijuar grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin parlamentar demokrat që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar më herët se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi emrat që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar. Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar ‘Të Pavarur’ i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. Deri tani nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë pranuar mandatin 23 deputetë, por jo të gjithë kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. 

Pas krijimit të grupeve parlamentare, Rudina Hajdari mbajti fjalën e parë si drejtuese e grupit demokrat duke vendosi edhe objektivat.“Ky grup ka bindjen e fortë se do dalë kundra ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008 që sollën degradimin e sistemit zgjedhor. Jemi të hapur për të gjetur sistemin më të parshtatshëm. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishmja. Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo lloj demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale, në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend”,- tha ajo

Kliko per me shume info
loading...