Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, mbante kallash në shtëpi

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi posedonte municione luftarake dhe një armë zjarrikallashnikov.

Sipas polcisë denoncimet kanë ardhur nga qytetarët të cilët kan shprehur shqetësimin për armën që mbante personi në fjalë.

Njofitmi i plotë:

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga 21-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.

loading...

Rekomandojme

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarriautomatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.