Zbulohet skandali tjetër në Rinas: Qytetarëve u vidhen sendet me vlerë nga valixhet

Kliko per me shume info
Nëse iu beson valixhen në Aeroportin e Rinasit punonjësve të ngarkim-shkarkimit, atëherë ka shumë arsye pse mund të jesh me zemër të ngrirë gjatë gjithë udhëtimit derisa ta rimerrni.

Sipas një dokumenti të publikuar nga “Report TV”, policia u kërkon kompanive ajrore që të rrisin sigurinë për procesin e transportit të valixheve. Kjo jo pa arsye, por sepse shumë udhëtarë kanë denoncuar skandalin e vjedhjes së valixheve në Aeroportin e Rinasit.

ë raport kërkohet që të monitorohen kamerat dhe të bëhet e mundur futja e valixheve në kontejnerë, për të shmangur kontaktin me punonjësit e ngarkim-shkarkimit, të cilët janë të TIA-s (kompania kineze e sigurisë).

Kliko per me shume info

Shpesh qytetarët mësohet se kanë bërë denoncime se i janë vjedhur sende të ndryshme në bagazhe, nga tabletët, celularët apo sende me vlerë.

Ndërsa kërkesa e policisë është bërë në korrik të 2018-s, ende nuk është dhënë një përgjigje nga kompania e sigurisë së aeroportit.

loading...