Vendimi i Holandës për vizat, Kryemadhi: I vë vulën dështimeve të Ramës

Politikë

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, më shqetësuese sesa kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave është arsyeja e këtij qëndrimi të parlamentit holandez.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se krimi i organizuar shqiptar dhe kthimi i vizave mund të dëmtojnë dhe vetë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fakti që bërtet dhe ulëret sot është që krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm që ka vendosur Shqipërinë sot është sepse krimi tashmë është partneri më i ngushtë me qeverinë shqiptarë, janë partnerët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të zyrtarëve të lartë të cilët kanë eksportuar dhe në vendet e BE.Holanda është vetëm një nga vendet që e ka ngritur këtë çështje por fatkeqësisht ky fenomen ka prekur edhe shumë vende të tjera të BE.

Dua të kujtoj raportin e DASH, që e cilëson Shqipërinë si një bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Ky fenomen i ngritur zyrtarisht nga Holanda rrezikon të marrë një efekt zinxhir në debatin e ardhshëm të vendeve anëtare mbi procesin e integrimit europian dhe konkretisht për çeljen e negociatave që shqiptarët aspirojnë.

Kryemadhi tha se parlamenti holandez "konfirmoi plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës apo djegia e mandateve arsyet e mosçeljes së negociatave por kapja e shtetit, keqeverisja dhe kapja e të gjithë institucioneve nga krimi i organizuar".

ME TE LEXUARAT