Vëllai i grabitësit të ekzekutuar në Rinas mban në shtëpi automjetin e 1962-shit që përdorte...

Aktualitet

Grabitja e Rinasit ku pasditen e 9 prillit u mërën miliona euro vijon të jetë një nga temat më të nxehta në mediat shqiptare.

Në këtë grabitje mbeti i vrarë njëri nga hajdutët, Admir Murataj i cili akuzohet si organizatori i të gjithë grabitjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por këto akuza i ka mohuar vëllai i Admir Muratajt, CEn Murataj.

Kujtojmë këtu se Cen Murataj tha se do të merrte hak ndaj atyre që i vranë të vëllain. Por së fundmi gjatë një interviste, ky i fundit ka thënë se ka një pasion të veçantë për makinat.

Po ashtu ai ka thënë se makinat e shtrenjta që ndodhen në banesën e tyre ishin të tijat dhe jo të Admirit. Në një foto publikuar nga ‘’Report Tv’’ në servisin e Cen Murataj ndodhet edhe një makinë e cila mban vit prodhimin e vitit 1962.

Sipas tij ajo është makina e parë që ka përdorur ish i përndjekuri politik Pjetër Arbnori, kur ishte kreu i parlamentit.

Vëllai i Admir Murataj thotë se makinën e ka blerë në gjendje të rrënuar dhe se ka qenë ai që e ka riparuar.

Gjithashtu në këtë intervistë ai ka thënë se vëllai i tij, i cili mbeti i vdekur më 9 prill kishte pasion notin dhe ecjen në mal.

ME TE LEXUARAT