Udhëtoni për në Kosovë? Qeveria shqiptare merr vendimin e rëndësishëm

Aktualitet

Një ditë më parë, qeveria shqiptare ka miratuar një VKM, e cila parashikon njohjen e ndërsjelltë të lejeve për drejtimin e automjeteve.

Duke iu referuar këtij vendimi, për të drejtuar automjetin në Kosovë nuk do të ketë nevojë për patentë ndërkombëtare, por do të njihet ajo shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit kosovarë që udhëtojnë në Shqipëri me makinat e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLTË TË PATENTË SHOFERËVE/ LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve/lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

ME TE LEXUARAT