Tottenham eleminon Cityn, Guardiola jashtë Champions

Sport

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola edhe këtë sezon nuk do ta fitojë dot Champions League-n.

Manchester City fitoi 4-3 ndaj Tottenham Hotspurs, por humbja 1-0 në ndeshjen e parë në Londër i solli eliminimin ekipit te trajnerit spanjoll.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ndeshje që në fund pati dramë të vërtetë, kur Sterling festoi golin e 5-3 dhe të kualifikimit, por me VAR ai u anulua.

Ironik është fakti që goli i tretë i Tottenham u kontrollua në VAR përpara se të akordohej nga arbitri tukr Çakir.

ME TE LEXUARAT