Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Terrorizuan Durrësin duke qëlluar me kallash, kapen tre të rinjtë

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e së mërkurës, në qytetin e Durrësit, pasi po qëllonin me armë në ajër.

Tre të rinjtë e kanë “nisur” mëngjesin duke qëlluar në ajër me armë zjarri, të tipit automatik. Në pranga kanë rënë L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për 17-vjeçarin me inicialet A.K.. Ishin qytetarët ato që lajmëruan uniformat blu se këta të rinj në “Portoromano”, po qëllonin me armë në ajër.

loading...

Rekomandojme

Policia ka sekuestruar automatikun, në cilësinë e provës materiale dhe mbi të rinjtë rëndon akuza ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Comments are closed.