Studenti: Burgjet në Shqipëri, më mirë se konviktet ku jetojmë ne

Aktualitet

Në murin e dhomës kanë varur flamurin shqiptar. Por arsyet për t´u krenuar me të zbehen sapo kalon nga njëra dhomë në tjetrën. Flasim për konviktet në Qytetin Studenti.

Protesta studentore e dhjetorit solli në vëmendje problematikën në dukje të harruar të konviketeve, por ndërsa për të heshtet, jo pak të rinj shqiptarë jetojnë brenda atyre dhomave. Ato ditë shprese ikën shpejt dhe në konvikte pak gjëra kanë ndryshuar. Emiljando është student i vitit të dytë, ai rrëfen se burgjet shqiptare janë më të mira se konviktet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kushtet në konvikt janë aq skandaloze, sa edhe po t´i krahasojmë me burgjet, burgjet janë më mirë. Në burg, shteti shqiptar paguan minimalisht 20 mijë lekë të vjetra për të mbajtur një të burgosur, ndërsa studentët paguajnë 45 mijë lekë në muaj dhe marrin në këmbim godine të viteve 1945, të cilat janë nën kushtet minimale. Jemi në një situate ku edhe kafshët nuk pranohen në shqipëri. DO ndalohej që studentët të jetonin në këto dhoma”, thotë Emiljando për emisionin “Trending” në News 24.

ME TE LEXUARAT