Sa para do jepen, Shqipëria i bashkohet donatorëve për rindërtimin e Notre Dame

Kliko per me shume info

Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuar nga zv. kryeministri Erion Braçe, për shkak se tkryeministri Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Katar.

Më herët, edhe Kosova është bërë pjesë e listës së dhuruesve, por pa dhënë një shifër konkrete. Aktualisht, deri më tani janë grumbulluar rreth 1 miliardë euro, por ekspertët kanë vlerësuar se për rikthimin e Katedrales në gjendjen e mëparshme, nevojitet një shumë më e madhe.

Kliko per me shume info

Dy ditë më parë, katedralja 850-vjeçare e ‘Notre Dame’ në Paris, u përfshi nga flakët duke tronditur opinionin publik. Një pjesë e historisë së Francës, që ka lënë gjurmë në të gjithë botën, u “fshi” brenda pak orësh, por rindërtimi i saj mund të kërkojë dekada

loading...