Reperi shqiptar ndërpret koncertin dhe dërgohet menjëherë në spital

Kliko per me shume info

Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, për pak sa nuk u verbua nga dritat e skenës, gjatë një koncerti në Ottawa, Kanada.

Ai po performonte në Teatrin Algonquin Commons kur një dritë skenike që ndodhej pranë tij nisi të ndizej dhe të fikesj. Sipas TMZ, Action Bronson u dërgua më pas menjëherë në spital, ndërsa nuk arriti që ta përfundonte performancën.

Kliko per me shume info

Në videon e filmuar nga fansat shihet momenti kur ai mbyll sytë me duar dhe shkon në prapaskenë, ndërsa Meyhem Lauren vijon të këndojë.

Vetë reperi njoftoi përmes një postimi lidhur me ngjarjen:

“U verbova dhe u çorientova nga ndezja e dritë skenike mbrëmjen e kaluar, prandaj e kisha të pamundur të përfundoja performancën në Ottawa. Po ndihem më mirë. Ato gjërat nuk duhet të jenë më kurrë pranë meje, ishte e tmerrshme. Kini kujdes”.

Action më pas u rikthyer për të kënduar një tjetër këngë, por i tha turmës se po “i bënin sytë xixa” dhe duhet të shkonte të kontrollohej.

Kujtojmë se emri i vërtetë i tij është Ariyan Arslani.

loading...