Policia bashkiake kap prej fyti ish-deputetët e PD-së

Tension i lartë dhunë e policisë ndaj banorëve, por edhe ndaj ish-deputetëve të opozitës.

Policët e bashkisë me mbështetjen e policisë së rendit kanë vënë rrethim në zonën e Bregut të Lumit ku nuk lejohet askush të futet.

Kliko per me shume info

Të dy ish-deputetë kanë shkuar në zone për tu ardhur në ndihmë banorëve të Bregut të Lumit që po protesojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Por në këtë momnet policia bashkie nuk i ka lejuar të futen në zonën ku po punohet ku madje edhe i ka shtyrë e qëllluar dy ish-deputetët.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu tha se banditët me uniformë po dhunojnë barbarisht qytetarët.balliu, peplasje, bregu i lumit3

“Kam qenë këtu diku nga ora shtatë. Banorët na informuan për dhunën makabre. Shefi i komisariatit Agim Hoxha ka ushtruar dhunë ndaj banorëve. Rast i paprecedent, policia luan rolin e mercenarëve. Policia godet zonja dhe fëmijë. Qytetarët nuk duhet të rrinë në pritje, por duhet t’i sulmojnë. Të dënohen këto banditë të veshur me uniformë siç është Agim Hoxha”, u shpreh ai.

Ndërkohë ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari akuzoi shefin e qeverisë, i cili sipas tij, vijon të dhunojë qytetarët dhe trafikantët e grabitësit i lë të lirë.

“Sandër Lleshi urdhëron policinë të dhunojë gratë. Sandër Lleshi të bëjë kujdes, pushteti i tij dhe i Edi Ramës po merr fund. Banorët janë në të drejtën e tyre. Banoret po trajtohen si terroriste. Kanë ardhur në 6 të mëngjesit i kanë nxjerrë gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga shtëpia. Sandër Lleshi nxjerr me pizhama njerëzit nga shtëpia. Edi Rama dhunon të varfrit dhe përkrah oligarkët. Edi Rama po dhunon qytetarët për interesat e tij personale”, tha ai.

loading...