Ngrirja e vezëve po praktikohet shumë nga vajzat në Shqipëri

Aktualitet

Kohë më parë këngëtarja Bleona Qereti u komentua gjatë për shkak se tregoi që kishte vendosur të ngrinte vezët në mënyrë që të mos privohej nga ndjenja e mëmësisë më vonë.

Ndonëse shumë femra dhe meshkuj i dolën kundër, me sa duket kjo metodë ka filluar të përhapet gjerësisht edhe në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të rrëmbyera nga ritmi frenetik i jetës dhe angazhimet profesionale, ka femra që vendosin në një moment të mos privohen nga ndjenja e mëmësisë.

Një grua 39-vjeçare ka rrëfyer:

"Prej një kohe shumë të gjatë kam punuar si shefe finance në përfaqësi të huaja, me orare të stërzgjatura, duke u fokusuar në karrierë për të shtuar sa më shumë të ardhurat, duke lënë pas pjesën personale. Në një moment, kur e pashë që edhe ora biologjike po trokiste dhe nuk kisha më kohë, duke mos pasur një partner të qëndrueshëm ose një njeri me të cilin do të doja të rrisja një fëmijë, iu drejtova klinikës së fertilitetit për të realizuar një fertilizim in vitro me spermë të dhuruar. Aktualisht unë e kam kryer procedurën përpara dy muajsh, e tani jam duke përjetuar një shtatzëni. Dëshira dhe vendosmëria ime që të bëhesha nënë më solli që të dal edhe kundër paragjykimeve dhe njerëzve të mi më të afërt iu shpjegoj që dëshira ime tejkalon edhe mentalitetin shqiptar.”

Ngrirja e vezëve prej femrave është një tendencë në rritje në vendin tonë. Kjo gjë bëhet para moshës 35-vjeçare. Ndërsa numri i vajzave që kërkojnë të bëhen “nëna single” është më i vogël se ato që ngrijnë vezët.

“Edhe në këtë rast rekomandohet në një moshë sa më të hershme, për t’iu dhënë mundësitë maksimale për shtatzëni. Pasi paraqet dokumentacionin përkatës, ku kryesorja është certifikata familjare, që provon se nuk është në lidhje bashkëshortore, mund t’i nënshtrohet pastaj procedurave për të realizuar një shtatzëni me vezët e veta dhe me spermë të dhuruar”, ka thënë doktoresha Otilja Dekovi. /tch

ME TE LEXUARAT