Ish-presidenti i Perusë qëllon veten në qafë me …

Kliko per me shume info

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia e ka qëlluar veten me armë zjarri në qafë dhe është në gjendje kritike, raporton CNN. 69-vjeçari është dërguar menjëherë në spital në kryeqytet në Lima.

“Ish-presidenti mori vendimin dhe qëlloi veten e tij”, tha avokati i tij Erasmo Reyna, jashtë spitalit.

Kliko per me shume info

Garcia i cili ka qenë president nga 1985 deri në 1990 dhe nga 2006-2011, po hetohet për ryshfet në lidhje me një skandal masiv të korrupsionit që ka përfshirë disa ish-liderë të Amerikës Latine.

Burimet pranë hetimit i thanë CNN se autoritetet peruane kishin lëshuar një urdhër për arrestimin e tij të menjëhershëm.

Garcia është akuzuar se ka marrë ryshfete nga një nga firmat më të mëdha të ndërtimit në Amerikën Latine, Odebrecht, me seli në Brazil, gjatë ndërtimit të një treni elektrik për metro në Lima, ndërsa ai ishte president gjatë mandatit të tij të dytë. 69-vjeçari ka mohuar pretendimet.

Në nëntor të vitit të kaluar, Garcia kishte kërkuar azil në ambasadën uruguaiane pasi një gjyqtar e ndaloi atë të largohej nga vendi për 18 muaj. Qeveria uruguaiane e mohoi kërkesën në dhjetor.

Garcia u bë presidenti më i ri i Perusë kur u zgjodh për herë të parë në moshën 36 vjeçare

loading...