Edy Reja e nis me “pishman” te kuqezinjtë: Të firmos apo jo?

Kliko per me shume info

Edi Reja është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare. 74-vjeçari italian është duke u prezantuar në ambientet e Federatës Shqiptare te Futbollit në konferencën për shtyp.

Në ketë konferencë është i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili i ka ofruar kontratën e re italianit dhe ai e ka firmosur, por duke lëshuar një batutë si fillim.

Kliko per me shume info

Teksa u bë gati për firmën, Reja u shpreh: sso firmare, o faccio finta? (Ta firmos, apo të bëj gjoja).”

Natyrisht e gjitha ka qenë në kontekstin e humorit dhe kjo batutë është pritur me të qeshura nga gazetarët dhe nga vetë presidenti, Armand Duka.

Ndërkaq, sa i përket prezantimit të tij si trajner i kuqezinjve, Reja u përpoq të ishte me këmbë në tokë duke mos premtuar shumë. Italiani ka firmosur me kuqezinjtë një kontratë e cila zgjat deri në muajin nëntor, që përkon me përfundimin e eliminatoreve. Reja u shpreh se vazhdimi i kontratës do të vendoset nga rezultatet që do të arrijë me kombëtaren shqiptare.

loading...