DETAJET/ Autorët e vjedhjes në Rinas kishin informacion si mund të futeshin në pistë

Aktualitet

Grabitja e Rinasit fshihte pas njerëz me eksperiencë në këtë fushë, e ndërsa organizimi bëri që ata t’ia hidhnin paq nga ana e policisë. Duke parë mënyrën sesi ata ia dolën mbanë, duket se dispononin informacione të sakta lidhur me mënyrën se si mund të futeshin në pistë.

Zyrtarë të sigurisë së aeroportit të Rinasit, të marrë në pyetje pas grabitjes së 6.5 milionë eurove në 9 Prill, u kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sikundër është bërë me dije edhe më herët në media, këto dyer, të cilat u përdorën edhe nga grabitësit për të hyrë në aeroport, nuk janë të fortifikuara. Në raste avarie të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses duhet të depërtojë në pistë, duke i shkatërruar këto dyer.

Dyshimet

Nisur nga ky sqarim i zyrtarëve të TIA-s gjatë marrjes në pyetje, ngrihen dyshime të forta së grupi kriminal që realizoi grabitjen, e dispononte një informacion të tillë. Admir Murataj së bashku me grupin e tij kanë shfrytëzuar pikërisht këtë mënyrë, për të realizuar grabitjen.

Njoftimi i policisë

Zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin t’i afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë. Ndërsa policia nga ana tjetër ka deklaruar se informacionin e ka marrë nga burime të tjera, dhe jo nga punonjësit e TIA-s.

ME TE LEXUARAT