Cakaj për rikthimin e vizave: Vendimi i Holandës, i motivuar politikisht

Politikë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar se mocioni për vizat nga parlamenti holandez nuk është final.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Cakaj tha se ekziston një “arbitër” më i lartë që vendos dhe ai është Komisioni Europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vendimi i marrë nga parlamenti holandez është i motivuar politikisht. Kjo për shkak të zgjedhjeve në Holandë, ku ka parti me qasje përjashtuese ndaj vendeve që nuk janë anëtare të BE dhe ka rritje të populizmit të djathtë. Në këtë vendim të parlamentit holandez ndikon rritja e kërkesave për migracion, si dhe rritja e kërkesave për azil.

Faktor tjetër është edhe cenimi i sigurisë së publike të Holandës dhe shteteve të tjera në BE. Presim që Komisioni Europian të japë përgjigje negative ndaj vendimit të parlamentit holandez. Vendimi i marrë nga parlamenti holandez nuk duhet të cenojë për asnjë moment raportet mes Holandës dhe Shqipërisë”, tha Cakaj.

Më tej, ministri theksoi se nuk ka tërheqje të liberalizimit të vizave për shqiptarët, ndërsa shtoi se pritet rekomandim pozitiv pa kushte për hapje të negociatave me Shqipërinë.

Cakaj nënvizoi se Ministria e Jashtme shqiptare është angazhuar maksimalisht në përmbushje të të gjitha kërkesave që kërkohen dhe pret rekomandim pozitiv nga Komisioni.

ME TE LEXUARAT