Bojaxhi: Bulevardi i ri, afera me klientët e politikës

Politikë

Bojaxhi-te-komuna-e-parisitKandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej projekti për bulevardin e ri të Tiranës.

Ai theksoi se projekti u hartua për t’i shërbyer klientëve dhe jo qytetarëve. Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit. Këtu hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij, të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bojaxhi tha se, “kostot për ndërtimin e bulevardit i paguajnë qytetarët, pronarët e pafat të cilëve u ra lapsi për shpronësim do paguhen shumë pak, ndërsa fitimet dhjetra milionë euroshe do t’i vjelin klientët e kryebashkiakut njëkohësisht kryetar partie. Aq shumë ka qenë në shërbim të klientëve projekti i bulevardit sa në të nuk janë planifikuar objekte publike e sociale, përfshi ato që lidhen me sigurinë si, polici e zjarrfikëse, apo qendra shëndetësore, objekte kulturore e sportive, për të cilat qyteti ka kaq shumë nevojë”.

Qasja e Gjergj Bojaxhi si kandidat për Bashkinë e Tiranës është që kjo zonë duhet zhvillohet si një projekt i vetëm dhe jo me konceptin që qytetarët të paguajnë të gjitha kostot kurse zhvilluesit të marrin të gjitha fitimet. E vetmja mënyrë për të zhvilluar Tiranën është që zhvillimi të harmonizohet me plotësimin e kushteve minimale për sigurinë dhe cilësinë e jetës

ME TE LEXUARAT