Zbardhet plani i Merkel dhe Macron për Kosovën

Kosovë&Rajon

Franca dhe Gjermania do të dalin me 29 prill me një plan për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe të Serbisë, që do t’i akomodonte deri në njëfarë mase edhe kërkesat e Beogradit, e cila nuk përfshinë edhe ndarjen.

Ka disa javë që Kosova po kalon nëpër në një situatë, të cilën, nëse do të mund të shërbeheshim me gjuhën e meteorologëve do të mund ta quanim si “mot i kthjellët por i paqëndrueshëm”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është shumë pak e besueshme që e gjithë shtrëngata e dy viteve të fundit, rreth ndarjes së Kosovës, rreth ndryshimit të kufijve, u harrua si temë.

Është edhe më pak e besueshme që taksa e vendosur nga Qeveria bllokoi çdo gjë, duke përfshirë këtu edhe interesimin amerikan për ta zgjidhur këtë problem.

Burime të Gazetës Express kanë treguar që në takimin që pritet të mbahet në Berlin, në fund të këtij muaji, e ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, liderëve të Kosovës dhe të Serbisë do t’u prezantohet një plan për marrëveshjen finale.

“Nëse janë të vërteta ato çfarë po fliten për këtë plan, atëherë shumëkush do ta kërkojë atë planin për ndarje territoriale”, tha një burim i mirinformuar, për Express.

“Po flitet për sovranitet të dyfishtë. Kosova ta ruaj integritetin territorial, por që Serbia të gëzojë njëfarë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe”, tha ky burim.

Sipas tij, në mënyrë që të mos tingëllojë shumë agresive, ka mundësi që Kosova një pjesë të sovranitetit të saj t’ia bartë Brukselit, e pastaj ky i fundit Serbisë.

“Po përmenden raste të ndryshme nëpër botë si një mënyrë për ta akomoduar edhe Serbinë edhe Kosovën, mirëpo gjërat nuk do të janë aq të thjeshta”, ka thënë ai duke shtuar që pjesëmarrja e Haradinajt në Berlin vetëm sa e bën të gjithë situatën edhe më të paqartë.

ME TE LEXUARAT